The Guard of the Republic of Albania was established, a military unit specialized in protecting high-ranking state officials and the central state’s offices and residences.

Lexo ngjarje:

U themelua Garda e Republikës së Shqipërisë, njësi ushtarake e specializuar për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të selive e rezidencave qendrore të shtetit. Është strukturë me status të veçantë në varësi të Ministrisë së Brendshme. U themelua më 1912, kur me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës (1912) dhe Shtetit të Pavarur Shqiptar në përbërje të forcave të ruajtjes së rendit, u caktua një bërthamë e posaçme për sigurimin e personaliteteve shtetërore, që quhej Garda e Shtetit. Funksionet dhe organika e gardës u përcaktuan me ligj më 24.06.1928. Më 12.02.1944 u rikrijua nënreparti gardist për sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Prej vitit 1947 quhet “Garda e Republikës”. Veprimtaria e Gardës së Republikës të Shqipërisë, pas ndryshimeve politike të vitit 1990, u rregullua me Ligjin nr. 7602, datë 09.09.1992 “Për Gardën e Republikës”. (Në fotografi: Anëtarë të Gardës së Republikës)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 752–753.

Fotografia: © https://www.hashtag.al/wp-content/uploads/2019/05/Garda-e-Republik%C3%ABs.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img