Themelimi i komitetit “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës”

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u themelua komiteti “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës”. Në punimet e kuvendit themelues morën pjesë përfaqësues nga qendra të ndryshme shqiptare, që kishin mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë. Veprimtaria e komitetit të Kosovës u shtri brenda e jashtë Shqipërisë. Ndonëse mbante emrin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, ky komitet u ngrit mbi interesat krahinorë, përkrahu platformën e përgjithshme të forcave më të përparuara atdhetare të vendit dhe, në pajtim me të, formuloi edhe programin e tij politik. Programi parashikonte zgjidhjen e dy detyrave kryesore: sigurimin e pavarësisë e të integritetit tokësor të shtetit shqiptar dhe bashkimin e Kosovës e të të gjitha viseve shqiptare të robëruara me Shqipërinë, në një shtet të njësuar kombëtar, si kusht i domosdoshëm për zhvillimin politik, ekonomik e kulturor të njësuar të popullit shqiptar. Si synim të fundit, Komiteti i Kosovës kishte formimin e Shqipërisë etnike. (Në fotografi: Anëtarë të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.)

Teksti: Historia e popullit shqiptar – Vëll. III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2007, faqe 458–460.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img