Tinka Kurti

Lexo ngjarje:

Në Sarajevë lindi Tinka Kurti, aktore, Artiste e Popullit. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” dhe filloi punën si aktore profesioniste në teatrin “Migjeni” të Shkodrës (1949). Ka realizuar rreth 170 role, në drama e komedi të autorëve shqiptarë, ndër të cilat Filja e më pas Lokja (“Toka jonë” e Kolë Jakovës), Zyraka (“Këneta” e Fatmir Gjatës), Zana (“Fisheku në pajë” e Fadil Krajës), Nënëmadhja (“Gjaku i Arbrit” e Fadil Krajës), Ndrikulla e parë (“Këshilli i ndrikullave” e Sheri Mitës), si edhe në pjesë të letërsisë botërore, si Dezdemona (“Otello”), Ledi Makbeth (“Makbethi”), Sonja (“Ngjarje irkutase”), Nora (“Shtëpia e kukullës”) etj. Tinka Kurti është aktore me temperament shpërthyes, e ngrohtë, emocionale, që kalon natyrshëm nga gjendjet dramatike, epike tek ato sarkastike, komike, duke luajtur njëherësh në shumë plane. Karrierën në kinematografi e filloi që me rolin e protagonistes te filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” (1958). Spikati me rolet kryesore në filmat “Yjet e netëve të gjata”, “Zemra e nënës”, “Balada e Kurbinit” etj. Ka fituar disa çmime në festivalet kombëtare të filmit dhe teatrit, përfshirë edhe “Çmimin e karrierës”. (Në fotografi: Tinka Kurti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1422.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img