Xhelal Tafaj

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Xhelal Tafaj, aktor. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve më 1976 dhe fill më pas punoi si aktor në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit; pak kohë edhe si drejtor i tij (1998). Në vitet 1992–1995 punoi si nëpunës për kulturën në bashkinë e Durrësit. Roli i parë ishte ai i Spartit te drama “Dështimi i një kryqëzate” e Kadri Pirros; më pas luajti role kryesore, më së shumti në planet romantike, heroike e dramatike, personazhe pozitive me lëngata dashurie, përvuajtje ekzistenciale apo luftë për mbijetesë. Herë pas herë ai shkëputej nga modeli i provuar i aktorit–hero dhe provonte me sukses edhe në komedi. Me rolin e Alfredit te drama “Të jesh nënë” e Roberto Bracco-s, 2006, fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Dibër, Maqedoni e Veriut. Ka luajtur edhe në filma. Xhelal Tafaj bën një aktrim të ndjerë, përgjithësisht në tone psikologjike e forma të buta, por, ku nuk përjashtohet, përkundrazi theksohet përvuajtja; ka një qetësi të brendshme, vetësiguri, prani skenike të shfaqshme, hir aktorial, zë të bukur dhe shqiptim të qartë të fjalës. (Në fotografi: Xhelal Tafaj)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © http://www.panorama.com.al/aktori-xhelal-tafaj-%E2%80%9Cme-hoqen-nga-puna-me-djalin-e-gruan-per-8-majin%E2%80%9D/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img