Në fshatin Prekallë të Istogut u gjend i vrarë Xhevat Gashi, mjek i përgjithshëm, dëshmor. Lindi në Kosuriq të Pejës, në vitin 1953. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Pejë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë. Punoi në Trestenik, në Treboviq dhe në Shërbimin e Urgjencës në Pejë. Pas largimit të punëtorëve me dhunë nga pushteti serb, ishte aktiv në sindikatat e mjekëve. Dha kontribut të veçantë në kohën e helmimit masiv të nxënësve dhe fëmijëve shqiptarë nga pushteti serb. Për punën dhe veprimtarinë e tij disa herë u mor në “biseda informative”. U rrëmbye më 20 janar 1999, duke shkuar në punë dhe më 21 janar u gjend i vrarë në fshatin Prekallë të Istogut. (Në fotografi: Xhevat Gashi)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 489.
Fotografia: © https://www.njeshi.com/dafina-kujton-babane-e-vrare-22-vjet-me-pare-mjekun-hero-xhevat-gashi/
Përpunim grafik: AHCF




