Në fshatin Gracë të Devollit lindi Zyhdi Morava, shkrimtar, poet, intelektual. U internua nga Tirana në fshatin Yrshek, për motive politike. U arrestua më 3 mars 1978, dhe me vendim nr. 282, datë 4 korrik 1978, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç. Me dekret nr. 6656 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 28 tetor 1982, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Mes viteve 1982–1991 u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh. Më 2005, u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2010. (Në fotografi: Zyhdi Morava)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 373–374.
Fotografia: © https://www.fjalaelire.com/post/kujtojeni-zyhdi-morav%C3%ABn-k%C3%ABng%C3%ABtarin-e-%C3%ABmb%C3%ABl-t%C3%AB-dashuris%C3%AB
Përpunim grafik: AHCF




