Parashqevi Qiriazi

Lexo ngjarje:

Në Manastir (sot, në Maqedoninë e Veriut) lindi Parashqevi Qiriazi (1880–1970), njëra nga mësueset e para shqiptare të arsimit të femrave, pedagoge, aktiviste, Mësuese e Popullit. Në vendlindje kreu edhe shkollën fillore dhe të mesmen qytetëse. Studioi në Kolegjin Femëror Amerikan. në Stamboll. Pas përfundimit të studimeve më 1904, filloi punën si mësuese dhe drejtuese në Shkollën e Vajzave në Korçë. Ishte femra e vetme që mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908). Ishte njëra nga themelueset e shoqërisë së parë të grave shqiptare “Yll’i mëngjezit” në Korçë (1909). Atë vit botoi edhe abetaren e parë me alfabetin e Manastirit, me titull “Abetare për shkollat e para”. Në vitin 1912 u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Oberlinit (SHBA). Atje hartoi edhe planin arsimor për Qeverinë e Ismail Qemalit. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Në vitin 1922 u kthye në Shqipëri dhe bashkë me motrën e saj, Sevastinë, hapën Institutin Arsimor “Kyrias” në Kamëz (Tiranë). Parashqevi Qiriazi u mor me çështje të ndryshme pedagogjike, arsimore e mësimore. Vlerësonte rëndësinë e diturisë, sidomos të shkollës dhe arsimit kombëtar, të cilin e konsideronte si shtylla e kombit. Ishte kundër shkollave të huaja në Shqipëri. Rëndësi të veçantë ka studimi i saj “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal për arsimin në Shqipëri” (1913), ku përveç zhvillimit historik të arsimit të shqiptarëve, projekton edhe një “sistem ideal” të arsimit në Shqipëri, i cili përfshin: kopshtet e fëmijëve, shkollat elementare, shkollat e dyta, universitetin, shkollat normale dhe shkollat speciale. (Në fotografi: Parashqevi Qiriazi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1367.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Parashqevi_Qiriazi

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img