Athanas Gegaj

Lexo ngjarje:

Lindi në Triesh të Malësisë së Madhe (Mali i Zi) Athanas Gegaj (1904–1988), historian e publicist. U shkollua në gjimnazin françeskan të Shkodrës, ndërsa arsimin e lartë e mori në Itali dhe në Belgjikë. Dënoi pushtimin fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939, ndaj dhe u internua. Pas kësaj, nuk u kthye më në atdhe. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore shërbeu si sekretar pranë oborrit mbretëror të Ahmet Zogut në mërgim. Pas luftës punoi për dhjetë vjet (1961–1971) si publicist në gazetën “Dielli”. Botoi artikuj edhe në shtypin e huaj. Vdiq në Santa Monika (Kaliforni). (Në fotografi: Libri me titull “Shqipëria dhe pushtimi osman në shek. XV” nga Athanas Gegaj.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 761.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img