Hodo Sokoli

Lexo ngjarje:

4 janar 1841

Lindi në Shkodër Hodo Sokoli, veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), i cili dha kontribut të veçantë në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, si një nga udhëheqësit ushtarakë të Lidhjes dhe kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes së Shkodrës. Pasi kreu shkollën ushtarake në Stamboll, u emërua në funksione drejtuese ushtarake në vilajetin e Shkodrës. Ngjiti me sukses shkallët e hierarkisë ushtarake të shoqëruara me tituj, grada dhe dekorata të larta; mori gradën e kolonelit dhe postin e komandantit të xhandarmërisë së vilajetit. Në vitin 1880, doli hapur kundër vendimit të Kongresit të Berlinit (1878) dhe urdhrit të Portës së Lartë, për t’i dorëzuar Malit të Zi krahinat shqiptare të Hotit dhe të Grudës; në mënyrë demonstrative në një miting popullor në sheshin qendror të qytetit hoqi dhe hodhi poshtë gradat dhe uniformën ushtarake osmane dhe shpalli bashkimin me Lidhjen. Shembullin e tij e ndoqën edhe rreth 150 oficerë të tjerë shqiptarë, që shërbenin në ushtrinë osmane. Në prill-korrik 1880 grumbulloi dhe organizoi forcat vullnetare të Lidhjes në vilajetin e Shkodrës, u caktua komandant i shtabit ushtarak të forcave të Lidhjes në Shkodër. Hodo Sokoli i drejtoi ato me aftësi të veçanta ushtarake në luftimet për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës kundër ushtrisë malazeze. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hodo Sokoli së bashku me veprimtarë të tjerë shqiptarë u arrestua nga mareshali Dervish Pasha dhe u internua në Anadoll, prej nga nuk u kthye më në Shqipëri. (Në fotografi: Hodo Sokoli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2368–2369.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img