Në Shirokë (Shkodër) lindi Anton Harapi, klerik dhe veprimtar politik. Studioi në Hungari për teologji dhe filozofi. Më 1910, mësues në Kolegjin e Fretënve (Shkodër). Më pas shërbeu në Malësinë e Madhe si famullitar (1918–1919). Më 1925 botoi librin e parë nga fusha e pedagogjisë, me titull “Edukata ose mirërritja e fëmijëve”, një përshtatje e parimeve të pedagogjisë botërore për fëmijët shqiptarë. Në vitet 1921–1924 mori pjesë në veprimtaritë politike. Ishte një ndër drejtuesit e organizatës “Ora e Maleve” dhe drejtor i gazetës me të njëjtin emër. Bënte pjesë në krahun e opozitës demokratike (1923–1924) dhe u arrestua e u burgos disa herë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste u bë anëtar i Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit 1939. Drejtues i françeskanëve (1941–1943). Pas çlirimit u arrestua, u dënua me vdekje nga një Gjyq Special, si bashkëpunëtor i fashizmit dhe u pushkatua. (Në fotografi: Anton Harapi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 883–884.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Anton_Harapi
Përpunim grafik: AHCF




