5 janar 1952
Lindi publicisti, skenaristi, studiuesi dhe diplomati Luan Sadik Rama. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, ai filloi rrugën e krijimtarisë në kinostudion “Shqipëria e Re”, ku shkroi dhjetëra skenarë për filma dokumentarë, vizatimorë dhe artistikë. Emrin e tij e ndeshim në faqet e shtypit si kritik arti dhe si publicist. Edhe kur kaloi në Shërbimin Diplomatik në Francë, u shqua për studimet dhe botimet e tij me vlerë për kulturën tonë. (Në fotografi: Luan Sadik Rama)
Teksti: https://www.teksteshqip.com/luan-rama/biografia
Fotografia: © https://flasshqip.ca/kulture/histori/
Përpunim grafik: AHCF




