Urban Jan Jarnik

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta, në Pragë, Urban Jan Jarnik, gjuhëtar çek, profesor i romanistikës në Universitetin e Pragës; është marrë edhe me studimin e gjuhës shqipe. Ka mbajtur letërkëmbim me veprimtarë të kulturës shqiptare, si Naim Frashërin, Kostandin Kristoforidhin, Thimi Mitkon, Jeronim de Radën, Dhimitër Kamardën etj. Ndër veprat e tij, veçojmë librat: “Zur Albanischen Sprachenkunde”, “Ljpcif” (“Për gjuhësinë shqipe”, 1981), “Poispivky ku poznani naoeei albanskych” (“Kontribut për njohjen e dialekteve shqiptare”, Pragë, 1883), “Albanesiche Marchen und Schëanke” (“Përralla dhe anekdota shqiptare”, 1890–1892). Në arkivin vetjak të tij, u gjet dorëshkrimi i “Bletës së vogël” i Thimi Mitkos. (Në fotografi: Urban Jan Jarnik)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1064.

Fotografia: © https://de.wikipedia.org/wiki/Jan_Urban_Jarn%C3%ADk

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img