Tek Ura e Tamarës, në Malësinë e Madhe, u vra Fejzi Micolli (1919–1945), veprimtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Bolenë të Vlorës. Mori pjesë në veprimtarinë antifashiste në rrethin e Vlorës dhe në aksionet e njësive guerile. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në fillim të vitit 1943, zv.komandant i Çetës Plakë të Vlorës e më pas komandant batalioni në Brigadën I Sulmuese (1943). Mori pjesë në shumë luftime dhe në luftën për çlirimin e Tiranës (1944). (Në fotografi: Fejzi Micolli)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1707.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar
Përpunim grafik: AHCF




