Lindi në Shkodër Dom Luigj Prendushi. U shugurua meshtar në Saluco të Kuneos (Itali) më 12 mars 1921. Qe famullitar në Dardhë (1923–1925), Shllak (1925–1930), përsëri në Dardhë (Korçë, 1930–1932), Koman (Shkodër, 1932–1942), Dush (Kosovë, 1942–1943) dhe në fund në Naraç (Shkodër) prej nga ku shërbente edhe në Kaçe e Shelqet. U arrestua në Naraç dhe u burgos në Shkodër më 8 dhjetor 1946. U dënua me vdekje më 16 dhjetor 1946, u pushkatua në Shelqet më 24 janar 1947. (Në fotografi: Dom Luigj Prendushi)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-luigj-prendushi/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-luigj-prendushi/
Përpunim grafik: AHCF




