Kuvendi i Pejës

Lexo ngjarje:

U mblodh në Pejë të Kosovës Kuvendi i Pejës, ku morën pjesë mbi 450 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Kuvendi themeloi organizatën që u quajt “Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-besë”, organizatë politiko-ushtarake mbarëshqiptare e ngjashme me “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” (1878). Në krye të komitetit të saj drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi shprehu vendosmërinë për të kundërshtuar me forcën e armëve çdo përpjekje të shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë për copëtimin e trojeve shqiptare dhe kërkoi bashkimin katër vilajeteve shqiptare dhe administrimin e tyre në bazë të një statuti apo kushtetute të veçantë. Menjëherë pas Kuvendit, në të gjitha trojet shqiptare u krijuan komitetet lokale të Lidhjes, që ushtronin kompetencat e pushtetit vendor. (Në fotografi: Pamje e jashtme e shtëpisë ku u mbajt “Lidhja e Pejës”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 834.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img