Lindi Xhorxh Gordon Bajron (George Gordon Byron, 1788–1824), poeti romantik anglez. Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Old’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812–1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet e poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë. Më 1955, vepra u përkthye në gjuhën shqipe prej Skënder Petro Luarasit. (Në fotografi: Portret “Lord Bajroni me kostum shqiptar”, 1813, nga Thomas Philips.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 156.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Lord_Bajroni
Përpunim grafik: AHCF




