Gazeta “Albania”

Lexo ngjarje:

Doli në Nju-Jork numri i parë i gazetës “Albania” (1929–1932, 1933–1940), gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare, organ i shqiptarëve dhe arbëreshëve të Italisë të mërguar në SHBA. Gazeta doli në tri gjuhë: shqipe (arbërisht), angleze e italiane. Fillimisht premtoi se do të dilte çdo dy javë, por pas një ndërprerjeje në vitin 1932, doli një herë në muaj e, ndonjëherë, edhe më rrallë. Sillte informacione me interes nga arbëreshët e Kalabrisë e të Sicilisë, nga Shqipëria dhe nga jeta e mërgatës shqiptare në Ballkan, në Evropë dhe në SHBA. Gazeta “Albania” dilte me moton: “Fletore Kombëtare për Bashkime” dhe përshkohej nga ideja e vëllazërimit dhe e bashkimit të emigracionit shqiptaro-arbëresh në SHBA. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Albania”)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 45.

Fotografia: © Kadiu A., Arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img