Holokausti nazist

Lexo ngjarje:

Përkujtohet dhënia fund e holokaustit nazist. Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme e Organizatë së Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, që shpallte 27 janarin si “Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪‎të holokaustit”. Kjo ditë përkujton miliona viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve, u vranë rreth gjashtë milionë njerëz. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet evropiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit, u çliruan më 27 janar 1945. Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore. (Në fotografi: Dy fotografi ilustruese.)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img