Ismail Kadare

Lexo ngjarje:

Lindi në Gjirokastër shkrimtari Ismail Kadare. Ismail Kadare është poet e prozator dhe njëri nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Ai është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Kreu arsimin e mesëm në qytetin e lindjes. Në vitin 1958, u diplomua në degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës e më pas vazhdoi studimet për dy vjet në institutin “Gorki” në Moskë. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare”, “Përse mendohen këto male” etj). Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) përbën veprën e konfirmimit të talentit të tij. “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Kush e solli Doruntinën” etj., janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme, që përbëjnë krijimtarinë e tij letrare. Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vitin 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera. (Në fotografi: Ismail Kadare)

Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 386–392.

Fotografia: © https://www.goodreads.com/author/show/10838.Ismail_Kadare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img