Spiro Konda

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta historiani dhe filologu shqiptar Spiro Konda. I pari shqiptar shkencëtar që mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët. Lindi në Dardhë (Korçë), në vitin 1862. Që në rininë e tij u mor me studimin e pellazgëve. U diplomua në Universitetin e Athinës për filologji klasike. Gjithë jetën e tij ia kushtoi studimit të pellazgëve, nga ku dhe nxori veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, e cila u bë një vepër mjaft e njohur. Spiro Konda kishte njohuri të gjera enciklopedike, veçanërisht në gjuhësi dhe në histori. Ai zotëronte disa gjuhë, si greqishten e re dhe të vjetër, gjuhën sanskritishte e cila ishte gjuha e intelektualëve të Indisë, frëngjishten, gjermanishten dhe disa gjuhë ballkanike. (Në fotografi: Faqja e parë dhe e dytë e veprës “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img