Luan Myftiu

Lexo ngjarje:

Lindi në Berat Luan Myftiu, shkrimtar, përkthyes e mësues. Në moshë të vogël i arrestuan të atin. Nga vuajtjet, e ëma pasi i pushkatuan vëllanë dhe më pas nipin pësoi tronditje nervore dhe u shtrua në spitalin psikiatrik, duke i lënë fëmijët vetëm. Myftiu kreu shkollën pedagogjike në Berat, dhe për disa kohë punoi si mësues. U arrestua në dhjetor të vitit 1975, në Vlorë. Më 20 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 10 vjet burg; iu konfiskua pasuria dhe humbi të drejtën elektorale për një periudhë prej 5 vjetësh. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit, ku dhe u ridënua. Pas rënies së diktaturës, u vendos në Tiranë. (Në fotografi: Luan Myftiu)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 447.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/luan-myftiu-2/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img