Stefanaq Pollo

Lexo ngjarje:

Lindi në Përmet Stefanaq Pollo (1923–1997), historian, profesor, akademik, personalitet i historiografisë shqiptare. Kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës. Studimet e larta për histori i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1945–1950). Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Gjatë viteve 1944–1945 punoi si kryeredaktor i gazetave “Kushtrimi i Lirisë” e “Rinia” dhe i gazetës “Bashkimi”. Në vitet 1950–1951 ka qenë pedagog i historisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar; më 1951–1957, nënkryetar i Institutit të Shkencave; gjatë viteve 1957–1958 dhe 1968–1969 dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe përgjegjës i katedrës së historisë (1969–1972). Me krijimtarinë e tij shkencore ka hedhur themelet e studimeve shqiptare për epokën e Rilindjes Kombëtare, por, veç kësaj, ka rrokur edhe një gamë të gjerë problemesh të historiografisë shqiptare. Vepra e tij shkencore, e përmbledhur në dy vëllime, “Në gjurmë të historisë shqiptare” (1990, 2003), hedh dritë mbi probleme, të tilla si: formimi i kombit dhe i lëvizjes kombëtare shqiptare, roli i popullit shqiptar në historinë e sotme në rrafshin ballkanik dhe evropian, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, roli dhe vendi i feve në Shqipëri gjatë Rilindjes, që përbën një monografi të mirëfilltë etj. Stefanaq Pollo ka kontribuar si bashkautor dhe redaktor përgjegjës në hartimin e veprave madhore të historiografisë shqiptare, si: “Historia e Shqipërisë” vëllimi I, 1959 dhe vëllimi II, 1965; “Historia e Shqipërisë” vëllimi IV, 1983, dhe vëllimi II e III 1984. Stefanaq Pollo është bashkautor i vëllimi II të “Historisë së popullit shqiptar” (2002), bashkautor dhe redaktor përgjegjës i veprës “Historia e Shqipërisë nga origjina në ditët tona”, botuar në frëngjisht (Lion, 1974) dhe në anglisht (Londër, 1981). Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë; është dekoruar me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” të klasit I. (Në fotografi: Stefanaq Pollo)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2063-2064.

Fotografia: © https://www.pinterest.com/pin/838795499335038067/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img