Botimi i “Lahuta e Malcis”

Lexo ngjarje:

Më 8 prill 1937 botohet një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës. Kjo vepër është një poemë epike historike me 15613 vargje, që vë në qendër luftën për autonomi e pavarësi e, në veçanti, ngjarjet e historisë së Shqipërisë Veriore në vitet 1858-1913. Kjo kryevepër letrare u shkrua në fillim midis viteve 1902 e 1909, pastaj u ripunua nga autori gjatë një periudhe tridhjetëvjeçare. Është e para ndihmesë në gjuhën shqipe për letërsinë botërore. Në përmasat e veta historike, “Lahuta e Malcís” nis me përleshjet kufitare më 1858 midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malazezë. Thelbi i veprës (këngët 6–25) u kushtohet ngjarjeve të viteve 1878–1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe që shpuri në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit. Këngët e tjera mbulojnë periudhën e Revolucionit të Xhonturqve, i cili në fillim u ngjalli shpresa nacionalistëve shqiptarë për njëfarë autonomie, si dhe luftërat ballkanike të viteve 1912 e 1913, që shpunë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. (Në fotografi: Vepra “Lahuta e Malcis”)

Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 286.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img