Ethem Haxhiademi

Lexo ngjarje:

Në Elbasan, lindi Ethem Haxhiademi, dramaturg e poet. Kreu shkollën e mesme në Leçe (Itali), në vitin 1918. Në vijim ndoqi studimet e larta për shkencat politike në Berlin dhe në Vjenë, duke bashkëpunuar me revistat “Kopështi letrar” (Elbasan) dhe “Djalëria” (Vjenë). Pasi u kthye në Shqipëri (1928), punoi fillimisht në administratën vendore (Lushnjë, Berat e Gjirokastër) e më pas në administratën qendrore, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare (1941). Pas çlirimit, ishte ndër pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të Lidhjes së Shkrimtarëve, por shpejt, për motive politike, përfundoi në burg, ku mbylli dhe ditët e fundit të jetës. Vepra e Ethem Haxhiademit ishte jehonë e drejtpërdrejtë e nevojës që kishte filluar të ndiente jeta letrare në gjysmën e parë të shekullit XX për lëvrimin e dramës dhe të teatrit shqiptar. Brenda pak kohësh ai botoi tragjeditë “Akili”, “Aleksandri”, “Ulisi” (të gjitha në vitin 1931), “Pirua” (1934), “Skënderbeu” (1935) dhe “Diomedi” (1936). Me temat e nxjerra prej mitologjisë biblike e antike dhe prej lashtësisë e mesjetës shqiptare, me subjektet që trajtonin pasionet e përjetshme njerëzore, si dhe me synimin e tyre për të edukuar nëpërmjet së bukurës, tragjeditë e Ethem Haxhiademit sillnin në letërsinë shqipe ndikimin e estetikës klasiciste. Subjektet e tragjedive të tij ruanin parimin e njësive të vendit, të kohës dhe veprimit; ato kishin pak personazhe. Ethem Haxhiademi u mor edhe me poezi. U nda nga jeta më 17 mars 1965. (Në fotografi: Ethem Haxhiademi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 894–895.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img