Në Shkodër pushkatohet imzot Frano Gjini, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër. U shugurua meshtar më 28 qershor 1908. Tri herë qe famullitar i Durrësit, pastaj në Derven të Fushë-Krujës, Kurbin dhe Perlat të Kthellës (Mirditë). U shugurua ipeshkëv, më 28 tetor 1930, për Abacinë e Shën Llezhdrit të Oroshit në Mirditë. Më 4 janar 1946, u transferua në selinë e Lezhës, me banim në Kallmet, duke vazhduar të ishte Administrator Apostolik i Abacisë (manastir) së Oroshit. U arrestua në Shkodër, më 15 nëntor 1946, u dënua me vdekje më 8 janar 1948 dhe u pushkatua. (Në fotografi: Frano Gjini)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/imzot-frano-gjini/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/imzot-frano-gjini/
Përpunim grafik: AHCF




