Fuat Babani

Lexo ngjarje:

Në Hoçisht të Korçës, në luftë kundër pushtuesve italianë, u vra Fuat Babani (1918–1943), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Baban të Devollit. Përqafoi idetë komuniste qysh në bankat e Liceut të Korçës. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare me themelimin e saj. Komandant i çetës së Moravës që me krijimin e saj (1942), spikati si drejtues e luftëtar trim. (Në fotografi: Fuat Babani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 148.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img