Karl Gurakuqi

Lexo ngjarje:

Lindi në Shkodër Karl Gurakuqi, pedagog e drejtues i arsimit, autor tekstesh mësimore, publicist e drejtues i organeve të shtypit pedagogjik. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Gracit (Austri). Pas kthimit në atdhe (1917), shërbeu si mësues në Shkodër dhe mori pjesë në Komisinë Letrare, si sekretar i saj; qe sekretar i federatës demokratike “Atdheu” (1921); punoi si inspektor arsimi në Vlorë, mësues i gjuhës shqipe e i latinishtes në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë; ishte inspektor e shef seksioni në Ministrinë e Arsimit; anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Karl Gurakuqi ka redaktuar e drejtuar revistat “Atdheu” (1921), “Agimi” (1921–1922), “Revista pedagogjike” (1925–1927), “Mesuesi” (1928), “Illyria” (1935–1936) dhe “Shkolla kombëtare” (1938). Botimet kryesore të tij i përkasin fushës së arsimit, si: “Libër leximi për shkollat e mesme” (bashkautor, 1920), “Gramatika latine” (1938), “Gramatika shqipe” (1940), “Rreze drite” (1941) etj. Ka shqipëruar nga italishtja, gjermanishtja, serbokroatishtja dhe latinishtja disa vepra letrare e shkencore dhe historike. Në vjeshtën e vitit 1944, u vendos në Itali. Vdiq në Bresanone (Itali). (Në fotografi: Karl Gurakuqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 798.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Karl_Gurakuqi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img