Në luftë kundër forcave naziste gjermane në Margëlliç të Patosit, u vra Lefter Talo (1912–1944), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Hadër Aga (sot fshati Lefter Talo) të Sarandës. Gjatë kohës që kryente gjimnazin në Gjirokastër, përqafoi idetë komuniste. Punoi si mësues në fshatrat e Gjirokastrës dhe iu kundërvu regjimit të Ahmet Zogut. Si kundërshtar i pushtimit fashist të Shqipërisë, u arrestua dhe u burgos (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, më 1942. Mori pjesë në organizimin e lëvizjes ilegale antifashiste (1943). U radhit në Brigadën VI Sulmuese. (Në fotografi: Lefter Talo)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2655.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




