Masakra e Tivarit

Lexo ngjarje:

Më 1–2 prill 1945 u zhvillua Masakra e Tivarit. Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars–prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”. Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit. Aty u çarmatosën së bashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar. Shpërngulja u bë në dy etapa me tri grupe. Më 24 mars 1945 u nis grupi i parë me 3700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga Brigada IX serbe gjatë rrugës me anije, e më pas gjetën vdekjen 65 vetë. Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë, me rreth 4700 vetë. Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht. Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë, me rreth 2700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjeti vdekjen. (Në fotografi: Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit.)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Tivarit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img