Mirash Ivanaj

Lexo ngjarje:

Në fshatin Bekaj në Triesh të Malësisë së Madhe, lindi Mirash Ivanaj, veprimtar, drejtues dhe organizator reformator i arsimit kombëtar, Mësues i Popullit. Kreu gjimnazin e Pozharevacit (Serbi) dhe vazhdoi studimet për dhjetë vjet për letërsi-filozofi e për drejtësi në Universitetin Mbretëror të Romës. Fillimisht punoi në Shkodër, si publicist e avokat. Më pas si mësues e drejtor i Gjimnazit Shtetëror të Shkodrës, mësues në Gjimnazin e Tiranës dhe ministër i Arsimit (1933–1935). Në krye të Ministrisë së Arsimit inicio dhe drejtoi reformën arsimore të vitit 1933, me anën e së cilës i shtetëzoi, kombëtarizoi e laicizoi shkollat shqiptare; plotësoi tekstet e përmirësoi programet mësimore; riparoi lokalet shkollore e forcoi disiplinën në shkollë etj. Ishte anëtar e kryetar i Këshillit të Shtetit (1936–1939), por pas pushtimit fashist të Shqipërisë, emigroi në Turqi. Pas çlirimit u kthye në atdhe, ku regjimi komunist e dënoi me 7 vjet burg. Vdiq pas gjashtë vjetësh, në burg. Është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” (2003). (Në fotografi: Mirash Ivanaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1055.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mirash_Ivanaj

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img