Mustafa Matohiti

Lexo ngjarje:

Në luftë kundër nazistëve gjermanë në kalanë e Margëlliçit (Patos), u vra Mustafa Matohiti, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Lekdush (Tepelenë). Për veprimtari revolucionare kundër regjimit të Zogut, u burgos disa herë (1937, 1938). Kundërshtoi pushtimin italian dhe u hodh menjëherë në veprimtari antifashiste në Sarandë e në krahinën e Bregut (të detit Jon). Në fillim të vitit 1942, kaloi në ilegalitet. Propagandoi në masat e gjera të popullit të krahinës së Kurveleshit, Tepelenës, Përmetit, Sarandës etj., vijën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për gojëtarinë e tij u mbiquajt “Bilbil Matohiti”. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, në qershor 1942. Komisar politik i çetës së Kurveleshit dhe përgjegjës i celulës së Partisë të kësaj zone (1942), mori pjesë në krye të forcave partizane në luftimet për çlirimin e Gusmarit dhe gjithë Kurveleshit. Më pas u caktua me punë partie në krahinën e Përmetit, të Tepelenës e të Kurveleshit (1942–1943) dhe, me formimin e Grupit IV partizan “Çamëria”, u caktua komisar i tij (1943) dhe më pas komisar i Brigadës VI Sulmuese (1944). U shqua si luftëtar trim dhe kuadër politik e ushtarak i zoti. Busti i Mustafa Matohitit është vendosur në qytetin e Tepelenës. (Në fotografi: Mustafa Matohiti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1658.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img