Myrteza Bajraktari

Lexo ngjarje:

Më 15 prill 1933, në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, lindi Myrteza Bajraktari, veprimtar politik e mësues. Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952, filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste “Shkëndija”. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vite heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962, kaloi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit: mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vite heqje lirie për “agjitacion e propagandë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Pas lirimit iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësuesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat. Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal “Fronti Antikomunist Tanshqiptar”. Në janar të vitit 1993 u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane. Pesë vite më vonë, më 1998, emigroi në Belgjikë, ku jeton dhe sot. (Në fotografi: Myrteza Bajraktari)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 141–142.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img