Nikollë Brankati

Lexo ngjarje:

Më 18 prill 1675, në fshatin Hora e Arbëreshëve afër Palermos (Sicili), lindi Nikollë Brankati (1675–1741), poet. Kreu studimet e larta fetare dhe shërbeu si priftm më parë në vendlindje dhe më pas në kishën arbëreshe të Palermos. Ka përshtatur e parafrazuar këngë fetare, ka shkruar edhe pak vjersha origjinale, ndër to edhe ndonjë me motiv laik. Vjershat e Nikollë Brankatit, të mbetura në dorëshkrim, u botuan nga studiuesit arbëreshë gjatë shekujve XIX–XX. Një pjesë e mirë e tyre shquhen për lirizmin, rrjedhshmërinë dhe bukurinë e vargut, për gjuhën e pastër e të përpunuar. (Në fotografi: Fshati Hora e Arbëreshëve afër Palermos, Sicili,)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 288.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Piana_degli_Albanesi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img