Protesta I kundër regjimit komunist

Lexo ngjarje:

U zhvillua në Kavajë protesta e parë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe një sërë ndryshimesh radikale politike, që ndodhën në vitet 1989–1990 në Bllokun Lindor, patën ndikim edhe në jetën politike shqiptare. Kjo protestë erdhi si pasojë e ngjarjeve të një dite më parë, më 25 mars 1990, në stadiumin “Besa”, gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist. Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj. Një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet “Lironi shokët tanë!”, “Poshtë Diktatura!”, “Liri, Demokraci!”. Kjo protestë u hapi rrugën zhvillimeve të reja në vend. (Në fotografi: Moment nga protesta antikomuniste, 1990.)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img