Skënder Rizaj

Lexo ngjarje:

Lindi në Pejë Skënder Rizaj, historian, turkolog, profesor. Në vendlindje mori mësimet e para, shkollën e mesme e kreu në Prizren, studimet e larta në Shkup e Beograd, studimet pasuniversitare në Sarajevë. Skënder Rizaj punoi disa vjet në arsimin e përgjithshëm, më pas pedagog në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë këshilltar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Republikës së Turqisë. Ka zhvilluar aktivitet të gjerë shkencor në fushën e historisë së popullit shqiptar, të turkologjisë dhe ballkanologjisë. Skënder Rizaj është autor i disa monografive: “Zejtaria e Kosovës dhe e viseve fqinje nga shekulli XV deri në shekullin XVII” (1972); “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII: administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizja popullore” (1982); “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë” (1991); “Kosova dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër” (1992); “Kosova, shqiptarët dhe turqit, dje, sot dhe nesër” (Stamboll, 1993). Ka botuar vëllime me dokumente, si: “Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit; 1877–1885”, (1978); “Burimet turke (osmane) mbi luftën e Shqiptarëve për pavarësi dhe humbja e Ballkanit; 1908–1912” (1993). Skënder Rizaj ka botuar një numër të madh artikujsh në revista të ndryshme të vendit e të huaja dhe ka marrë pjesë në konferenca e kongrese historianësh. (Në fotografi: Skënder Rizaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2254–2255.

Fotografia: © https://kosovalive.org/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img