Më 15 prill 1979, Mali i Zi u godit nga tërmeti me intensitet 9.5 ballë, magnitutë 7.1 (sipas shkallës Rihter) dhe epiqendër në detin Adriatik, në afërsi të Ulqinit. Ky tërmet u parapri nga shumë paragoditje dhe u pasua nga shumë pasgoditje, të cilat zgjatën rreth një vit. Ky tërmet shkaktoi vetëm në Shqipëri: 35 të vdekur, 382 të plagosur, shkatërrimin e plotë të 2606 shtëpive banimi dhe objekteve social-kulturore e industriale, si dhe dëmtimin e 14 512 shtëpive në rrethet Shkodër, Lezhë, Mirditë, Pukë etj. (Në fotografi: Foto ilustruese nga tërmeti i vitit 1979.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2697–2699.
Fotografia: © https://www.gazeta-shqip.com/
Përpunim grafik: AHCF




