Zihni Sako

Lexo ngjarje:

Në Gjirokastër, lindi Zihni Sako, folklorist dhe shkrimtar, profesor. Kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në vitet 1936–1938 ndoqi studimet e larta për filologji klasike në Universitetin e Athinës. Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ishte drejtor i shtypit në Ministrinë e Kulturës, nënpresident i Komitetit të Kulturës. Në vitet 1949–1957 punoi në Institutin e Shkencave dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve, më pas përgjegjës i sektorit të folklorit në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (1958–1961), drejtor Institutit të Folklorit (1961–1979). Për rreth 30 vite drejtoi punën për krijimin dhe sistemimin shkencor të arkivit të folklorit. Në vitet 1951–1960 drejtoi dhe mori pjesë në përgatitjen e një vargu vëllimesh antologjike me lëndë folklorike. Mbledhës i hershëm i folklorit shqiptar. Redaktor përgjegjës i korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar”. Është autor i pjesës “Letërsia popullore” në veprën “Historia e letërsisë shqipe” vëllimi I (botim i vitit 1959), si dhe bashkautor në tekstin universitar “Folklori shqiptar” (Tiranë, 1972). Ka qenë redaktor përgjegjës dhe anëtar i redaksisë në shumicën e botimeve të realizuara nga Instituti i Folklorit (sot Instituti i Kulturës Popullore). Nga viti 1966, ka kryesuar Komisionin e Këngës popullore ballkanike të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Evropës Juglindore. Ndër veprat letrare të tij, janë: novela “Bereqeti” (1951), “Ditë të gëzueshme” (1953) dhe mjaft vjersha, sidomos për të vegjlit. Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura. Ka marrë “Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë”. (Në fotografi: Zihni Sako)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2292–2293.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img