Impresum

info@albanianheritage.al

17.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Maj, 2026

Dom Dedë Plani

Lexo ngjarje:

Më 30 prill 1948, në Shkodër, përpara se të dilte në gjyq, vdiq gjatë torturave Dom Dedë Plani. Lindi në Shkodër. Studioi filozofi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe teologji në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Primiz të Austrisë, më 3 gusht 1919. Prej marsit të vitit 1920 qe famullitar i fshatrave në rrethin e Shkodrës, si në Gimaj të Shalës, pastaj në Pog, Prekal, Kiri, Shirokë dhe, prej vitit 1947, në Rrenc të Gurit të Zi. U arrestua dy herë në vitin 1945 në Shirokë dhe u lirua disa muaj më pas. U arrestua përfundimisht në Rrenc të Gurit të Zi, në shtator–tetor të vitit 1947, dhe u burgos në Shkodër. (Në fotografi: Dom Dedë Plani)

Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-plani/

Fotografia: © https://www.voal.ch/tag/dom-dede-plani/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Gani Strazimiri

Në Tiranë, u nda nga jeta Gani Strazimiri, piktor e arkitekt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img