Në Shën Gjergj të Malit të Zi, që në atë kohë i përkiste Dioqezës së Shkodrës, lindi dom Mark Gjani, klerik, martir i Kishës Katolike. U shugurua meshtar në Itali, më 21 mars 1942. Famullitar i Oroshit dhe i Kalivarit të Mirditës. Sekretar i imzot Frano Gjinit. U arrestua në Kalivar dhe u burgos në Shpal, në vitin 1947. Pa gjyq dhe pa dënim, u nda nga jeta gjatë torturave në Shpal, në vitin 1947. (Në fotografi: Mark Gjani)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-mark-xhani/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-mark-xhani/
Përpunim grafik: AHCF




