Më 22 prill 1958, në Pistull të Shkodrës u nda nga jeta Dom Ndoc Suma, martir i Kishës Katolike. Lindi në Sumë të Nënshatit (Shkodër). Ndoqi Seminarin Papnor Shqiptar deri në vitin e dytë për teologji. Dy vitet e fundit i kreu në Insbruk të Austrisë, pranë Kolegjit “Canisianum” të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Shkodër, më 21 shtator 1911. Qe famullitar në Koman, Kçirë, Nënshat, Naraç, Laç i Vaut të Dejës, Pistull e Plezhë. U arrestua në Laç të Vaut të Dejës dhe u burgos në Shkodër, më 8 dhjetor 1946. U dënua më 16 dhjetor 1946 me 30 vjet burg dhe punë të detyruar. Pasi u sëmur rëndë, u lirua më 25 nëntor 1954. (Në fotografi: Dom Ndoc Suma)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndoc-suma/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndoc-suma/
Përpunim grafik: AHCF




