Gazeta “Tirana”

Lexo ngjarje:

Më 27 prill 1924, në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Tirana” (1924–1925), gazetë politike e letrare e përjavshme. Pas numri 16 (1924) gazeta u ndalua, por më 9 tetor 1924 ekipi drejtues i saj nxori gazetën “Liria”, e cila vijoi 57 numra. Në numrin 58 mori përsëri emrin “Tirana” dhe vijoi 95 numra deri më 1925. Gazeta “Tirana” propagandonte zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar nëpërmjet evolucionit paqësor. Gjatë qeverisë së Fan Nolit (1924) mbajti qëndrim të paanshëm; gjatë vitit 1925 trajtoi çështje të organizimit të shtetit dhe të përmirësimit të jetës së popullit. (Në fotografi: Qyteti i Tiranës, vitet ’30.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2709.

Fotografia: © https://tirana.al/faqe/historia

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img