Hilë Mosi

Lexo ngjarje:

Më 22 prill 1885, në Shkodër lindi Hilë Mosi (1885–1933), poet, gazetar, shkrimtar, përkthyes, deputet, prefekt, ministër aArsimi, drejtor i përgjithshëm i Sigurimit Botor. Në vitet 1904–1908 kreu një shkollë për mësues në Klagenfurt (Austri). Ishte pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit (1909) dhe anëtar veprimtar i Komitetit të Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909–1912); luftoi me armë në dorë, ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe, si “Shqipëtari” (Stamboll, 1909–1910), “Shqypnija e re” (Shkodër, 1913–1914), “Agimi” (Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me veprimtarinë propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare e përparimit të vendit. Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura që më 1910 me pseudonimet Zog Sokoli, Liriasi etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi, ndër të cilat “Zani i atdheut” (1913), “Lotët e dashtunisë” (1915) etj. (Në fotografi: Hilë Mosi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1765.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Hil%C3%AB_Mosi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Kostandini A. (Taso)

Në Pogradec lindi Kostandini A. (Taso), pjesë e artistëve të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img