Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Abaz Thaçi

Lexo ngjarje:

Ra te vendi i quajtur Rrasa e Koshares, gjatë njërës prej betejave më të mëdha në frontin e Koshares, Abaz Thaçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Vojnik të komunës së Skënderajt. Studioi në Akademinë Ushtarake në Zagreb, ku u diplomua si oficer i logjistikës. Shërbeu në ushtrinë jugosllave për katër vjet. Pas fillimit të luftës në Kroaci, më 1990, dezertoi nga ushtria dhe emigroi në Gjermani. Më 1998 u kthye në Kosovë. U emërua në njësinë e Gardës Ushtarake të Kosovës “Skënderbeu”. Në prill të vitit 1999 u vendos në Padesh, në vijën e kufirit Kosovë-Shqipëri. Më pas u emërua komandant i njërës prej zonave të luftimeve në Koshare, detyrë që e kreu deri në rënie. Më 26 prill 1999, Abaz Thaçi, me dy ushtarët e tij, kapi të gjallë korrierin e komandantit serb, të cilin ua dorëzuan forcave të NATO-s. Presidentja e Kosovës, në shkurt të vitit 2016, e dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Abaz Thaçi)

Teksti: Fjalori Enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1691.

Fotografia: © http://www.zyla.hostfree.pw/Abaz/web/abazthaqi-Biografia.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img