Beteja e Dibrës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Beteja e Dibrës”, mes ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër trupave osmane të komanduara nga Moisi Golemi, i cili kishte tradhtuar qysh në Betejën e Beratit (1455). U zhvillua në maj, në fushë të hapur, në afërsi të Oronikut (Dibër e Sipërme). Ushtria shqiptare mundi të mbyllë në unazën e rrethimit gjithë ushtrinë armike, që la në fushën e betejës shumë të vrarë. Moisiu me një pjesë të ushtrisë e braktisi fushën e betejës. (Në fotografi: Statujë e Skënderbeut në Prishtinë, Kosovë,)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 227.

Fotografia: © https://www.britannica.com/biography/Skanderbeg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img