Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026

Dhaskarina Pinoçi

Lexo ngjarje:

Në ishullin e Hidrës (Greqi) lindi Dhaskarina Pinoçi, e mbiquajtur Laskarina Bubulina, kapedane trime arvanitese. Mbiemrin “Bubulina” e gëzoi pas martesës me Dhimitër Bubulinin. Ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj, Jani. Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti më këmbë 200 mijë arvanitas kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë. Kapedanet e mirëpresin fatin e tyre tragjik në betejë. Mirëpo, Bubulina e pësoi vdekjen nga dora e një arvanitasi (familja Koçi), si pasojë e një armiqësie familjare. (Në fotografi: Laskarina Bubulina, pikturë e shekullit XIX, Muzeu Kombëtar i Historisë, Athinë.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Laskarina_Bouboulina

Përpunim grafik: ACHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ejëll Deda

Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img