Kuvendi i Junikut

Lexo ngjarje:

Zhvilloi punimet “Kuvendi i Junikut”, një mbledhje kombëtare për të përcaktuar masat organizative dhe programin politik të kryengritjes së përgjithshme kundër sundimit osman. Punimet u zhvilluan në fshatin Junik (veriperëndim të Gjakovës) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vilajetit të Kosovës, të krahinave të Dibrës, të Shkodrës dhe të jugut të vendit nën kryesinë e Hasan Prishtinës. Në të u lidh besa për t’u hedhur në luftë për çlirimin kombëtar. Kuvendi miratoi programin për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe sigurimin nga ana e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave, të cilat iu paraqitën Portës së Lartë. Vendimet e Kuvendit të Junikut i dhanë hov kryengritjes çlirimtare në vitet 1912, që u përhap në të gjithë vendin. (Në fotografi: Vepra “Kuvendi i Junikut” nga piktori Rexhep Goci.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1436.

Fotografia: © Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, Junik

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img