Impresum

info@albanianheritage.al

24.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026

Salvadore Braile

Lexo ngjarje:

Në fshatin Shën Mitri (it. San Demetrio Corone) të Kalabrisë, lindi Salvadore Braile (1872–1961), poet arbëresh. Shën Mitri ishte një prej qendrave më të rëndësishme intelektuale arbëreshe, njëkohësisht qendër e kolegjit të famshëm “Shën Adriano!. Salvadore Braile ndoqi studimet në këtë kolegj, por i ndërpreu studimet për shkak të vështirësive ekonomike. Më vonë, duke punuar si telegrafist, arriti të siguronte të ardhurat që të paguante kurse letërsie dhe të përfundonte studimet e tij. Në vitet 1924–1926 u emërua nga Ministria e Arsimit si mësues i letërsisë në Shqipëri, në gjimnazin e Françeskanëve në Shkodër, drejtor i të cilit ishte Gjergj Fishta. Salvadore Braile e admironte gjuhën shqipe, gjë që i kishte nxitur dëshirën për t’u marrë me përkthime nga italishtja. Përveçse spikati si poet lirik e satirik, ai shkroi edhe krijime origjinale prozaike. Më 1924, botoi në Shkodër përkthimin bashkë me tekstin shqip origjinal të veprës “Komedianti-Satira për të ndershmit e Shën Mitër Koronës”, të poetit popullor Kostandin Beluçi. (Në fotografi: Pamje nga fshati Shën Mitri të Kalabrisë.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Skeda:San_Demetrio_-_Panorama.png

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ejëll Deda

Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img