Besim Zekthi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Besim Zekthi, valltar, koreograf, Artist i Merituar. Lindi në Tiranë më 1935. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe u rendit midis kërcimtarëve të parë të Filarmonisë. Talenti i tij shkëlqeu si solist në “Vallen e shpatave” nga baleti “Gajane” i A. Haçaturianit (1954). Me themelimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore kaloi si solist i grupit të valleve. Në vitet ’60 të shekullit XX shfaqi individualitet të spikatur në vallet: “Vallëzimi i shqipeve”, “Vallja e gështenjave” etj., në të cilat, ashtu si edhe në shumë të tjera, kërceu plot hijeshi dhe temperament. Loja e tij virtuoze u shfaq dhe në realizime të tjera madhore në vallet: “Festë të madhe ka Shqipëria”, si dhe në baladën koreografike “Luftëtarët e lirisë”, ku me shtatlartësinë dhe vështrimin ngulitës skaliti figurën përgjithësuese të luftëtarit malësor. Besim Zekthi është autor i dhjetëra krijimeve koreografike, ku veçohet “Vallja e Librazhdit”, fituese e çmimit të parë në Koncertet e Majit (1971). Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së dytë; është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, si dhe me titullin “Nderi i kombit”. (Në fotografi: Besim Zekthi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2984.

Fotografia: © https://aktoretshqiptare.info/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img