Bukurosh Sejdini

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Bukurosh Sejdini, piktor shqiptar. Lindi në Elbasan, më 1916. Bukurosh Sejdini, pasi mbaroi Shkollën e Vizatimit në Tiranë, ndoqi Akademinë e Arteve në Bukuresht, Rumani (1937–1939). Diplomohet në Akademinë e Arteve në Firence, Itali. Sejdini ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen antifashiste ilegale në Shqipëri. Arrestohet dhe burgoset disa herë nga fashistët italianë. Piktori Sejdini, pas luftës punoi si mësues vizatimi në shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e lindjes. Në krijimtarinë e artistit mbizotërojnë tablotë që pasqyrojnë figura të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por, mbi të gjitha. heronjtë dhe udhëheqës të rëndësishëm të luftës e të Partisë Komuniste Shqiptare. Në tablotë e tij Sejdini ka shfrytëzuar mjetet realiste akademike në shërbim të artit të porositur nga pushteti. Mban titujt “Piktor i Merituar” dhe “Mësues i Merituar”. (Në fotografi: Vepra e Sejdinit “Agimi i 17 Nëntorit në Tiranë, 1944”, 1957, vaj në kanavacë,)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 35.

Fotografia: © Drishti Y., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img