Lena P.

Lexo ngjarje:

Në Fier lindi Lena P., piktor shqiptar i tablove historike dhe sociale të jetës shqiptare të shekujve XX–XXI. Ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, në degën e pikturës monumentale (1977). Lena jetoi dhe krijoi në qytetin e Fierit, ku punoi fillimisht si specialist në Shtëpinë e Kulturës, pedagog në shkollën artistike “Jakov Xoxa” dhe drejtor i galerisë së artit “Vilson Kilica” (2002–2020). Lena P. është autor i pikturës murale në Muzeun Arkeologjik, Apolloni (1985) dhe Muzeun Historik, Lushnjë (1988). Piktori Lena ka marrë pjesë në ekspozitat lokale dhe ato kombëtare në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Eshtë piktor realist dhe tablotë e tij ruajnë freskinë koloristike dhe dritën e fuqishme mesdhetare. (Në fotografi: Vepra e Lenës “Dëborë në Tiranë”, 1977, vaj në kanavacë)

Teksti: Drishti Y., 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 140.

Fotografia: © Lena P., koleksion i autorit.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img